Me aktivizimin në pjesën e dytë të ndeshjes Kastrioti-Dinamo (2-0), mesfushori Oresti Kasmollari u bë futbollisti me moshën më të re që luan në Kategorinë Superiore këtë sezon.

Ai është 16 vjeç e 8 muaj dhe ndaj Kastriotit luajti më shumë se çerek ore lojë. Klubi dinamovit duket se e ka në politikat e veta aktivizimin e sa më shumë lojtarëve të rinj.

I pari ishte portieri Simon Simoni, i cili vetëm 17 vjeç, tashmë është bërë titullar te Dinamo. Minuta ka pasur edhe Arb Shala, gjithashtu 17 vjeç.

Me kalimin e ndeshjeve, Shala dhe Kasmollari mund të kenë më shumë hapësirë, pasi konsiderohen lojtarë të së ardhmes. Synimi i klubit është që këta elementë t’i shesë jashtë vendit.