Partizani edhe pse fitoi 1-0 çerekfinalen e kthimit me Vllazninë në stadiumin “Partizani” përsëri u eliminua nga Kupa e Shqipërisë, pasi humbi takimin e parë në Shkodër me shifrat 3-1.

Pas këtij eliminimi duket se Kupa e Shqipërisë është një trofe i “mallkuar” për të kuqtë, të cilët vitë pas viti nuk ia dalin dot të shkojnë minimumi deri në finale.

Ne dy vitet e fundit ka qene Vllaznia “makthi” i te kuqve teksa e ka eliminuar duke treguar se eshte ajo me e suksesshme ne kete trofe, nderkohe qe Partizani duhet te mendoje per sezonin e ardhshem.

Janë plot 19 dështime të njëpasnjëshme në këtë turne dhe që pas humbjes në finalen e vitit 2004 me Dinamon, të kuqtë nuk kanë mundur dot të arrinjë finale të tjera. Madje vetëm në dy raste kanë prekur gjysmëfinalen, teksa në 10 raste të tjera çerekfinalen kanë rezultuar fatale për demat.

Pikërisht Vllaznia që i eliminoi këtë sezon, por edhe Laçi mund të konsiderohen si “macet e zeza” për Partizanin në Kupën e Shqipërisë, pasi të dyja ekipet kanë arritur nga 3 herë t’i nxjerrin jashtë këtij turneu.