Mesfushori Arbi Mollas eshte vene ne qender te merkatos dhe po vezhgohet nga disa ekipe te njohura te cilat duan te marrin sherbimet e futbollistit 19 vjeçar, mbase qe ne janar.
Ai ka lindur ne Greqi, por qe prej moshes 6 vjeç ndodhet bashke me familjen e tij ne Australi, aty ku eshte pjese e ekipit Adelaide United FC ku po spikat me paraqitjet e tij.
Ndonese larg, ne fakt, per kete futbollist kane qene te interesuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe Arbi, me origjine nga Korça, u pat grumbulluar nje muaj me pare ne rradhet e kombetares U21 ne turneun qe ajo zhvilloi ne Kroaci.
Ne fakt nga sa mesohet, edhe kombetarja U21 e Greqise e ka tentuar disa here, por pergjigja e Mollas ka qene e prere se deshironte te luante vetem per Shqiperine. “Krenaria ime eshte kombetarja shqiptare”- u pat shprehur Arbi kur e pyeti nje gazetar grek.
Nderkohe kohet e fundit jane disa ekipe te cilat duan ta marrin per testim kete lojtar e ketu permendim Dinamon e Zagrebit, Rijeka, Slaven Belupo, AEK Athine, AEL Larnaca, madje edhe Tirana. Me shume siguri shume shpejt Arbi Mollas do ta shohim duke luajtur larg Australise. Deshira e tij eshte per t’u rikthyer e per te vazhduar karrieren ne Europe dhe gjasat jane qe te ndodhe keshtu shume shpejt.
Gjergj KOLA