Tek Vllaznia vemendja ndaj Akademise duket se do te jete çdo dite dhe me e madhe. E kjo jo vetem ne afrimin e lojtareve te talentuar tek ekipi i pare, por edhe tek permiresimi i kushteve te stervitjes dhe elemente te tjera qe kane te bejne punen e ketyre ekipeve.
Procesi i rradhes qe ka marre vemendjen e drejtuesve te klubit ka qene vendosja e llampave te reja ne fushen sportive “Reshit Rusi”, çka ka permiresuar ndjeshem ndriçimin ne kete fushe, duke u mundesuar stervitjen ekipeve deri ne oret e para te mbremjes.
“Ditën e sotme ka përfunduar puna për vendosjen e llampave të reja në fushën sportive “Reshit Rusi”, duke bërë që sistemi i ndriçimit tashmë të jetë në lartësinë e duhur.
Ky investim i Klubit të Futbollit Vllaznia, me mbështjen edhe të Bashkisë Shkodër, bëhet me qëllim përmirësimin e kushteve të stërvitjes për ekipet e Akademisë dhe padyshim që vëmendja ndaj tyre do të vazhdojë të jetë gjithnjë e më e lartë edhe në vazhdim”- shkruhet ne faqen e klubit shkodran.