Përballja e sotme ndaj Anglisë, ishte e fundit për trajnerin Joakim Lëv, i cili I ka dhënë fund aventurës 15-vjeçare në pankinën e Gjermanisë.

61-vjeçar u afrua te Gjermania si asistent i Jurgen Klinsman në 2004-ën dhe më 12 korrik të 2006-ës u emërua trajner i parë i “Pancerave”, pozicion të cilin e mbajti për thuajse 15 vite të plota, teksa “dorëzoi çelësat” vetëm mbrëmjen e sotme”.

Lëv drejtoi përfaqësuesen gjermane në plot 198 ndeshje, nga të cilat fitoi 124, barazoi 40 dhe humbi 34 të tjera, me një përqindje suksesi prej 63% të takimeve të fituara në total.

Nën drejtimin e Lëv, Gjermania ia doli të fitojë Kupën e Botës në 2014-ën dhe Kupën e konfederatave në 2017-ën, teksa u rendit i dyti në Europianin e 2008-ës dhe i treti në Botërorin e 2010-ës. Me largimin e 61-vjeçarit, drejtimin e kombëtares gjermane, do e marrë Hansi Flik, i cili fitoi gjithçka me Bajernin.