Nga Endri ÇINARI

Gara në Kategorinë e Parë këtë sezon është shumë e luftuar, ku disa ekipe pretendojnë ngjitjen në Superiore. Prandaj edhe gara nga java në javë është shumë rivalizuese në kampionat. Një kampionat ku si protagonistë ka parë futbollistët shkodranë, të cilët kanë mbajtur mbi shpatulla fatet e ekipeve të tyre. Ku këtë e tregojnë edhe golat e shënuar nga ata deri më tani.

Duke nisur nga Jasmin Rraboshta i Vorës, i cili me 10 gola të shënuar është golashënuesi më i mirë. Ku shtatlartin shkodran po e rivalizon Greca i AF Elbasanit, po ashtu me 10 gola në llogari. Tek Vora po ashtu është një tjetër shkodran si Qardaku që e ka gjetur 7 herë rrugën e golit në kampionat.

Protagonist me gola ka qenë edhe Karakaçi i AF Elbasanit me 5 gola në Kategorinë e Parë. Pas tij nga shkodranët që ka shënuar më shumë është Maksuti i Apolonisë me 4 gola. Po aq sa ka shënuar edhe Pjeshka me fanellën e Flamurtarit. 2 herë po ashtu ka shënuar edhe mbrojtësi, Repaj që aktivizohet tek ekipi i Apolonisë.

Nga 1 herë e kanë gjetur rrjetën deri më tani: Hasani dhe Trumçi, për të kompletuar mozaikun e shkodranëve. Pra në total 34 gola shkodranësh në kampionatin e Kategorisë së Parë. Ku gara duket se do jetë goxha e egër deri në fundin e këtij edicioni që pritet plot surpriza.