Nje aktivitet shume interesant eshte zhvilluar diten e sotme ne kryeqytet ku ambasadorja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone, Yuri Kim dhe ambasadore te vendeve te tjera, kane zhviluar nje aktivitet sensibilizues kunder dhu.nes me baze gjinore.

Interesant eshte fakti se ato kishin zgjedhur per te qene perkrah tyre kater futbolliste te ekipit te Vllaznise dhe te kombetares shqiptare, pikerisht Megi Doçi, Esmeralda Franja, Sara Maliqi dhe Luçije Gjini.

Nje gjetje mjaft interesante per te perzgjedhur keto vajza qe po kthehen ne simbol te suksesit dhe jo me kot ata merren tashme si shembull nga te gjithe. Ka qene vete faqja e Ambasades Amerikane qe ka shpjeguar diçka me shume ne lidhje me kete aktivitet, ne postimin e bere prej saj:

“Ambasadorja Yuri Kim dhe ambasadore të tjera në Shqipëri u takuan me lojtare nga Ekipi Kombëtar Shqiptar i Futbollit të Vajzave këtë mëngjes për të shënuar 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore. Ambasadoret u veshën me ngjyrë portokalli, e cila simbolizon një të ardhme më të ndritur, pa dhunë ndaj vajzave dhe grave.

Vajzat në futboll – i cili konsiderohet gjerësisht si sport djemsh – mund të sfidojnë normat gjinore dhe të shërbejnë si shembuj frymëzues. Sporti është gjithashtu një mjet i jashtëzakonshëm për të promovuar barazinë gjinore duke nxitur punën në ekip, pavarësinë dhe vetëvlerësimin te gratë dhe vajzat”.