Futbollistët shkodranë janë shpesh protagonistë në skuadrat ku luajnë, duke qenë ndër më të mirët. Një ndër ta është edhe Brajan Gruda. Lojtari me orgjinë shkodrane, por i rritur në Gjermani është pjesë aktualisht e skuadrës së Mainz. Pavarësisht se ai luan momentalisht tek skuadra u-19 ku po shkëlqen me golat e tij.

Gruda, 18-vjeçar luan në rolin e sulmuesit. Zakonisht atë të krahut të djathtë, ku spikat me gjuajtjet me të majtën. Por gjithashtu ai luan edhe si sulmues kryesor shpesh tek skuadra e Mainz.

Në sezonin aktual me skuadrën e 19-vjeçarëve ai ka shënuar 7 gola në 8 ndeshjet e para të kampionatit. Duke qenë kështu ndër golashënuesit më të mirë në Gjermani.

Ku momentalisht parakalohet nga Kaygin me 9 gola që luan po me Mainz dhe nga Uzun i Nurenberg që ka realizuar 8 gola. Gruda shihet si një nga elementët e së ardhmes në futbollin e 4 herë kampionëve të Botës. Ai gjithashtu është pjesë edhe e kombëtares u-19 të Gjermanisë ku ka shënuar edhe gola në aktivizimet e tij.

Ai është pjesë e familjes së famshme të futbollit shkodran, Gruda. Ku ndër vite kanë nxjerrë futbollistë që kanë shkëlqyer me fanellën e Vllaznisë apo kombëtares shqiptare.

Momentalisht Gruda nuk ka preferuar të përfaqësojë Shqipërinë në nivel moshash. Por në të ardhmen nuk i dihet pasi mund ta shohim veshur me fanellën kuqezi dhe të vijojë traditën e shkëlqyer të familjes.
Endri ÇINARI