Rafael Leao dhe Milani do të vazhdojnë rrugëtimin së bashku, sikurse raporton së fundmi Gazzetta Dello Sport.

Sulmuesi është nën kontratë deri më 30 qershor 2024 dhe marrëveshja e re do të zgjatet edhe me dy vite të tjera.

Situatën nuk e ka ndryshuar as interesimi i PSG dhe oferta prej 70 milionë eurosh që francezët janë gati të bëjnë për portugezin.