Ariel Borisyuk është përforcimi i ri i Laçit. Mesfushori i kombëtares së Polonisë ka mbërritur dje në Shqipëri duke iu bashkuar skuadrës kurbinase. 30-vjeçari ka një CV mjaft të pasur dhe në kampionatin shqiptar pritet të bëjë diferencën.

Laçi është pranë kualifikimit në turin e tretë të Conference League teksa në sfidën e parë barazoi 0-0 në transfertë kundër Petrocub.

Futbollisti i ardhur së fundmi luan si mesfushor shkatërrues, por mund të përashtet mirë edhe në qendër të prapavijës. Në të shkuarën e tij, është aktivizuar me skuadra si Legia e Varshavës, Kajzerslautern, në Angli me QPR etj.

Siç bën me dije shtypi i shkruar, ai do të marrë një pagë prej 8 mijë eurosh në muaj. Borisyuk është një nga futbollistët më të mirë të afruar ndonjëherë në skuadrën kurbinase. Interesi është i madh për ta parë në fushën e blertë.