HomeKRYESOREPo shkëlqen te Verona, klubi anglez dërgon skaut në Romë për të...

Po shkëlqen te Verona, klubi anglez dërgon skaut në Romë për të ndjekur Kumbullën

Marash Kumbulla është duke bërë një sezon të shkëlqyer me Veronën dhe paraqitjet e tij po tërheqin vëmendjen e klubeve të mëdha që janë në garë për shërbimet e tij.

Verona mbrëmjen e djeshme luajti ndaj Lacios, në Romë dhe arriti të ndalte sulmin e frikshëm të lacialëve, duke mos shënuar asnjë gol. Mision shumë i vështirë ky për Kumbullën dhe Rrahmanin me shokë.

Siç bën me dije gazetari Nicolo Schira, mbrëmjen e djeshme në stadium për të ndjekur Kumbullën ishte një vëzhgues i dërguar nga Çelsi.

Klubi londinez duket se ka një interes jo të vakët për Kumbullën, pasi tashmë ka nisur ta ndjekë nga afër mbrojtësin e Kombëtares.

Nga ana tjetër brenda Italisë, ka një “luftë” mes Interit dhe Juves për Kumbullën.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments