...
HomeFUTBOLLFIFA publikon renditjen e re të kombëtareve, Shqipëria nuk ndryshon vend

FIFA publikon renditjen e re të kombëtareve, Shqipëria nuk ndryshon vend

Shqiperia nuk ka pesuar ndonje ndryshim vendi ne renditjen e FIFA-s. Kjo e fundit ka vleresuar rezultatet e arritura nga ekipet kombetare gjate muajit shkurt dhe ka nxjerre edhe perfundimit.

Institucioni më i lartë i futbollit në Botë, FIFA ka publikuar ditën e sotme renditjen e re të kombëtareve, duke bërë dhe ndryshimet përkatëse. Për shkak të angazhimeve të vogla të Kombëtareve, renditja nuk ka pësuar shumë ndryshime nga publikimi i fundit i datës 19 dhjetor 2019. Belgjika vazhdon të mbetet në krye të Kombëtareve e ndjekur nga pas nga Franca dhe Brazili.

Kombëtarja shqiptare dhe përfaqësuesja e Kosovës gjithashtu nuk kanë ndryshuar pozitë. Kuqezinjtë renditen në vendin e 66-të me 1356 pikë, ndërsa Dardanët në vendin e 115-të me 1174 pikë. Në top 50 vendet e para kanë ndryshuar pozicion Uellsi dhe Paraguai që kanë humbur nga një pozicion, ndërsa Gana ka fituar 1.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.