Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBylis ndal Partizanin, Skënderbeu mund Teutën e Edi Martinit

Bylis ndal Partizanin, Skënderbeu mund Teutën e Edi Martinit

Partizani ka humbur sot shansin më të mirë për t’u afruar me vendet e kreut në Superligë. Të kuqtë shënuan shpejt dy gola ndaj Bylisit në “Air Albania”, por nuk fund rezultati final ishte 2-2.

Cordeiro realizon në minutën e katërt, ndërsa Cinari dyfishoi shifrat në 19’ për të kuqtë. Megjithatë, miqtë nga Ballshi nuk stepen dhe në 30’ ngushtojnë me Ntephe. Kaq për pjesën e parë.

Në të dytën pritej që kampionët të siguronin fitoren, por ndodh e kundërta. Janë sërish mallakastriotët që shënojnë, duke barazuar 2-2 me anë të Guindo. Partizani humb terren me kreun dhe shkon në derbi i demoralizuar.

Ndërsa ndeshja tjetër mes Skënderbeut dhe Teutës në Korce ka përfunduar 3-2 për vendasit. Një fitore që vlen shumë për Skënderbeun, ndërsa humbja largon durrsakët nga zona europiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments