...
HomeKRYESOREVOLEJBOLL FEMRA/ Zhvillimi i sportit të rrjetës, klubet takim me federatën

VOLEJBOLL FEMRA/ Zhvillimi i sportit të rrjetës, klubet takim me federatën

Me iniciativën e Federatës Shqiptare të Volejbollit dje u mbajt një bashkëbisedim me të gjitha klubet për një organizim sa më të mirë të sportit të rrjetës.

Në Parkun Olimpik, aty ku ndodhen edhe zyrat e FSHV-së, u mblodhën të gjithë drejtuesit e skuadrave të Kategorisë A1 për femra, që së bashku me kryesinë e federatës diskutuan gjerësisht për një organizim sa më të mirë të volejbollit, duke nisur që nga sezoni 2020-2021 me krijimin e Superligës.

Ekipet hodhën idetë e tyre për të pasur një kampionat sa më konkurrues në të ardhmen. Gjithashtu u diskutua edhe rëndësia e punës me moshat në të gjithë vendin.

U bënë edhe propozime të cilat do të paraqiten për miratim në asamble, ku qëllimi i vetëm është ngritja edhe më shumë e nivelit të volejbollit në Shqipëri.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.