Besëlidhja vijoi përgatitjet për Erzenin edhe dje, e megjithatë ajo që ra në sy ishte mungesa e Arian Shetës. Dhe nuk është e para ditë që nuk shfaqet në Lezhë, por e dyta. “Misteret” janë të mëdha, ndonëse vetë drejtuesit e klubit janë munduar që ta justifikojnë.sheta beselidhja
Thuhet se mbrojtësi është i dëmtuar, ndaj edhe u ndërrua në minutën e 60-të kundër Dinamos. E megjithatë, ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar prej vetë klubit lezhjan dhe as nga mbrojtësi. Gazeta në fakt u mundua që të kontaktonte me 39-vjeçarin, por ai nuk është përgjigjur.
Gjatë merkatos së janarit u përfol se mbrojtësi kryeqytetas mund të rikthehej te Dinamo, andej nga ka ardhur në kuadër të merkatos verore, por këtë e kundërshtoi publikisht vetë presidenti Gjok Noka.
Në atë kohë për “Panorama Sport” ai deklaroi se Arian Sheta do të largohej nga Besëlidhja kundrejt një vlere monetare prej 50 mijë eurosh.