HomeKRYESORENdodh mrekullia në Premier League, Liverpool turpërohet nga Watford

Ndodh mrekullia në Premier League, Liverpool turpërohet nga Watford

Pas 28 ndeshjesh, Liverpool më në fund është mposhtur në Premier League. Ekip i Watford ka shokuar kampionët e Europës dhe të Botës, duke i mposhtur me rezultatin e thellë 3-0. Askush nuk e priste, askush nuk e parashikonte.

Fusha e Watford është delikate, por pas një pjesë të parë të mirë të Liverpool dhe pas dëmtimit horror të yllit të Watford, Gerard Deuolofeu, mendohej se të kuqtë e Jurgen Klopp do të kishin një fitore rutinë.

Megjithatë, Ismaila Sarr shënoi dy gola në fillimin e pjesës së dytë dhe shokoi Liverpoolin kryesues. Të besuarit e Klopp nuk arritën të reagonin dhe kapiteni Troy Deeney vendos qershinë mbi tortë, duke i dhënë fitoren historike Liverpoolit.

Të paktën dhe këtë sezon, Arsenali mban petkun e kampionit si ekipi i vetëm pa asnjë humbje në Premier League./abcnews/

Premier League, java 28

Watford – Liverpool 3-0
Sarr 54′ 60′, Deeney 72′

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments