...
HomeKRYESOREAnulimi i Champions Cup, 18 milionë euro humbje vetëm nga 'El Clasico'

Anulimi i Champions Cup, 18 milionë euro humbje vetëm nga ‘El Clasico’

Kriza globale e shkaktuar nga COVID-19 detyroi organizatorët e International Champion Cup të anulojnë turneun e kësaj vere. Një nga sfidat me pritshmëri më të lartë ishte “El Clasico” (Barcelona-Real Madridit), që ishte programuar të zhvillohej në Las Vegas e që do të gjeneronte të ardhura të konsiderueshme për të dyja skuadrat.

Anulimi i kësa supersfide, e dyta që do të luhej në Shtetet e Bashkuara (pas asaj të zhvlluar më 29 korrik 2017, në Miami), u ka hequr mundësinë dy gjigantëve spanjollë që të futnin në xhep nga 9 milionë euro. Kjo është shifra që që u përfitua edhe në El Clasicon e para tre viteve në Amerikë.

Barça dhe Reali ishin përplasur vetëm një herë më parë jashtë Spanjës, pikërisht në Venezuele, në një miqësore të vitit 1982. Atë duel e fitoi Real Madridi (1-0).

Në të dytin, të mbajtur në stadiumin “Hard Rock”, në Miami, më 29 Korrik 2017, ishin të pranishëm 66 014 spektatorë. Bacelona triumfoi me rezultatin 3-2, me gola të Messit, Rakiticit dhe Piquésë, ndërsa për “Los Blancos” realizuan Kovacic dhe Asensio.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.