Tuesday, February 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJa formacioni me të cilin pritet të luajë Vllaznia sot ndaj Luftëtarit

Ja formacioni me të cilin pritet të luajë Vllaznia sot ndaj Luftëtarit

Ne oren 17.45 ne stadiumin e Gjirokastres do te nise ndeshja e rradhes per kampionatin e Kategorise Superiore ne mes Luftetarit vendas dhe Vllaznise se Shkodres.

Kjo perballje ne fakt sa i takon rezultatit vlen vetem per kuqeblute ngaqe gjirokastritet siç dihet, e kane prere me kohe bileten per ne kategorine e pare.

Por edhe per Vllaznine nuk do te jete e lehte marrja e fitores sepse skuadra ka udhetuar e pergjysmuar drejt Gjirokastres per shkak te mungeses se shume lojtareve.

Per kete arsye, edhe trajneri Dedja do ta kete te veshtire te ndertoje formacionin e duhur, megjithate, ne porte pritet te luaje Sherri. Ne mbrojtje nderkohe nga e djathta do te jete Lekaj, ne qender Adili e Malota ndersa ne te majte Marku.

Ne mesfushe nderkohe, i detyruar nga mungesat e Krymit, Ramadanit dhe Bardulles, stafi teknik do ta formoje treshen e qendres me shume mundesi me Gurishten, Krujen dhe Shtubinen.

Ne dy krahet, ne mbeshtetje te sulmit pritet te jene Lika e Zogaj ndersa ne maje te sulmit pritet ta nise ndeshjen nga minuta e pare braziliani Junior. Kuptohet qe objektivi i Vllaznise ne kete ndeshje eshte nje dhe i vetem: Fitorja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments