HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELaçi bën detyrën ndaj Luftëtarit, kurbinasit nuk heqin dorë nga Europa

Laçi bën detyrën ndaj Luftëtarit, kurbinasit nuk heqin dorë nga Europa

Laçi siguroi një fitore të lehtë ndaj Luftëtarit duke mposhtur kurbinasit pa shumë lodhje me rezultatin 3-1. Kurbinasit u ndihmuan nga dy autogola të gjirokastritëve dhe një mosmarrëveshje e cila u shfrytëzua saktë nga Xhixha.

Mjaftuan 2 minuta për të kuptuar se çfarë drejtimi do të merrte ndeshja, kur Kuka ngatërrohet dhe realizon gabimisht në portën e tij. Gjirokastritët u shfaqën të pafuqishëm dhe vjen goli i dytë pas një mungese organizimi në mbrojtje dhe Xhixha dyfishoi shifrat.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm dhe kurbinasit gjetën lehtësisht golin e tretë në minutën e 51-ë.

Për gjirokastritët mjaftoi një penallti 5 minuta nga fundi i lojës dhe Mehmetllari realizoi golin e nderit.

Tashmë lufta në frontin e Ligës së Europës ashpërsohet akoma më shumë pas fitores së Laçit sot me Luftëtarin.

FT| LAÇI-LUFTËTARI 3-1

Kuka 2′ (ag), Xhixha 40′, Lala 51′ (ag) / Mehmetllari 85′ (p)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments