HomeKRYESOREJuventusi nuk ishte rastësi, Olimpik Lion eliminon edhe Mançester Sitin!

Juventusi nuk ishte rastësi, Olimpik Lion eliminon edhe Mançester Sitin!

Një tjetër mbrëmje dramatike në Champions! Pas Bajernit që shkatërroi me rezultatin 8-2 Barcelonën, ishte radha e Lionit, për t’i shtangur të gjithë, duke eliminuar Mançester Sitin e Pep Guardiolës dhe duke siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e trofeut më të rëndësishëm për klube, ku do të ndeshet me Bajernin.

Skuadra franceze e Rudi Garsias triumfoi me rezultatin 1-3 ndaj “qytetarëve”, falë golit të Kornet dhe dopietës së Dembele. Për anglezët realizoi De Bryjn, i cili vendosi përkohësisht baraspeshën, por pa mundur të shmangë këtë eliminim dramatik.

Kujtojmë që kjo është surpriza e dytë e Lionit, pasi më herët eliminuan Juventusin, falë golit në fushën kundërshtare.

FT: MANÇESTER SITI – LION 1-3

De Bryjn 69′ / Kornet 23′ , Dembele 79′ , 87′ 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments