HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia vuante për mbrojtës të majtë. Maqedonasi Isaevski vjen nga Bullgaria në...

Vllaznia vuante për mbrojtës të majtë. Maqedonasi Isaevski vjen nga Bullgaria në Shkodër

Ka tre dite ne Shkoder por sot eshte zyrtarizuar si futbollist i Vllaznise dhe ka zhvilluar edhe stervitjen me ekipin. E kemi fjalen per mbrojtesin e majte te ardhur nga Maqedonia e Veriut Aleksandar Isaevski.

Futbollisti eshte tashme pjese e kuqebluve dhe te dyja palet duken te kenaqura me akordin e arritur duke shpresuar qe gjerat te shkojne mire ne sezonin e ri, per te cilin ka objektiva krejt te tjera ne krahasim me ate qe sapo u mbyll.

Futbollisti maqedonas eshte i datelindjes 19 maj 1995 dhe gjate karrieres se tij perveçse ne vendin e vet ku ka luajtur per ekipet Makedonija e Pobeda, ka provuar te luaje edhe ne Amerike me ekipin Detroit City ndersa ne sezonin e kaluar ka luajtur ne Bullgari me ekipin FK Dunav Ruse.

Me kete te fundit ka luajtur ne 20 ndeshje dhe ka bere nje paraqitje te mire, megjithate deshira e tij ka qene per te mos vazhduar me atje dhe per rrjedhoje ka kerkuar nje pervoje te re dhe prandaj e ka mirepritur oferten e Vllaznise me te cilen tashme ka firmosur edhe zyrtarisht.

Vllaznia duhet thene se ne sezonet e fundit ka vuajtur per mbrojtes te majte. Ne sezonin e kaluar erdhi Walusimbi por ai luajti shume pak dhe per kete arsye, ne ate pozicion u vendos Herald Marku qe kuptohet nuk mund te tregonte vlerat e tij te verteta sepse nuk ishte vendi ideal per te.

Tashme me ardhjen e Isaevskit, trajneri Brdariç dhe stafi i tij mendon se e ka siguruar krahun e majte te mbrojtjes, ndonese po tentohet edhe gjetja e nje lojtari tjeter ne ate pozicion.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments