HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia të enjten ndeshje miqësore. E konfirmon Edi Martini

Vllaznia të enjten ndeshje miqësore. E konfirmon Edi Martini

Vllaznia ndonese ka vetem pak dite stervitje dhe ende nuk eshte kompletuar me lojtaret e duhur, do te zhvilloje te paren ndeshje miqesore ne kuadrin e pergatitjeve per sezonin e ri futbollistik.

Ajo do te luhet te enjten ne oren 17.00 ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes dhe perballe saj do te jete ekipi i Teutes se Durresit, ekip qe siç dihet eshte duke e zhvilluar fazen pergatitore para ndeshjeve europiane pikerisht ne kete qytet.

Konfirmimi per kete ndeshje vjen per “Shkodra Sport” nga trajneri shkodran i ekipit te Teutes, Edi Martini. Ne nje prononcim per gazeten tone, ai do te shprehej:

“Po shkojme drejt pergatitjeve te fundit per ndeshjen e dates 27 gusht ndaj Betar Jeruzalem dhe per te pare gjendjen reale te ekipit, do te zhvillojme nje ndeshje miqesore diten e enjte ne Puke ndaj ekipit te Vllaznise, te cilin dua ta falenderoj qe u shpreh i gatshem per ta luajtur kete ndeshje”.

I pyetur nderkohe per sfiden e Europa League ndaj kundershtarit izraelit, Martini do te shtonte: “Ne po mundohemi te bejme me te miren. Kuptohet qe nuk ka qene shorti me i mire i mundshem per ne dhe perpos kesaj, vertete ndeshja do te luhet ne Durres, por nuk do kemi mbeshtetjen e tifozeve.

Megjithate do te mundohemi te bejme me te miren dhe te synojme fitoren dhe kualifikimin pr ne turin e dyte te ketij kompeticioni. Me ekipin jane bashkuar disa lojtare te rinj dhe shpresoj qe ata te ingranohen shpejt ne menyre qe te marrim maksimumin prej tyre”.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments