Pas nje periudhe dyvjeçare larg Vllaznise, Arlind Kalaja mendon se tani eshte koha per t’u rikthyer serish tek ajo. Permes nje postimi te bere ne rrjetet sociale, mesfushori shkodran me tipare sulmuese e ka shprehur kete gje permes tre fjaleve te thena dhe nje videoje te publikuar.

“I think, its time” (Une mendoj se eshte koha) shkruan Kalaja. E perderisa kete shprehje e ka shoqeruar me videon e golave te tij me fanellen e Vllaznise, kuptohet qe sipas tij eshte koha per t’u rikthyer serish tek skuadra ku u rrit.

Pas nje pervoje dyvjeçare, fillimisht tek Kukesi, me pas tek Kastrioti dhe ne sezonin e fundit tek Teuta, Kalaja ka deshire te rikthehet e te luaje ne stadiumin “Loro Boriçi” serish.

Ende nuk eshte e qarte nese kjo eshte thjesht deshire e tij apo ka ndonje bisede me drejtuesit kuqeblu, por padyshim qe nje rikthim i tij do ia vlente sepse ne fund te fundit Vllaznia eshte “shtepia e tij”.
www.shkodrasport.com