HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE1.4 milionë euro të ardhura, por jo vetëm. Tirana, koha për të...

1.4 milionë euro të ardhura, por jo vetëm. Tirana, koha për të qenë superfuqi

Jo sepse ka treguar forcën në Europë këto dy ndeshje, por Tirana e këtij sezoni ka mundësinë e artë që të kthehet në një superfuqi. Në skuadrën e viteve 2000 që dominonte në arenën kombëtare dhe jo vetëm.

Bardheblutë kanë tani gjithçka në dorë për t’u kthyer në makineria e pamposhtur, sepse gjithçka po shkon në favorin e tyre. Duke filluar nga financat, vështirësitë e kundërshtarëve e me radhë.

Si asnjëherë tjetër, pas dekadës së Skënderbeut, që dominoi në fushë dhe jashtë, Tirana e ka këtë mundësi të madhe. Kukësi, Partizani e skuadra të tjera u munduan, por dogjën shansin e tyre për të bërë gjëra të mëdha, sepse nuk punuan mirë. Bardheblutë duhet të mësojnë nga gabimet e të tjerëve dhe të bëjnë atë që dinë të bëjnë Tiranën e madhe.

PARATË E EUROPËS – Tirana, tani që flasim, ka të sigurta 1.4 milionë euro që ka grumbulluar nga federata, kompeticionet europiane e me radhë. Një shumë goxha e madhe që i lejon jo vetëm të rregullojë të kaluarën, por të forcohet dhe të afrojë sa më shumë lojtarë këtë sezon.

Taktika është e qartë: të afrojë më të mirët, sepse i ka mundësitë financiare. Dhe nëse vazhdon me këtë ritëm edhe sezonin e ardhshëm, atëherë buxheti i skuadrës shkon në qiell.

PRODHIMI – Tirana është burim të ardhurash edhe jashtë Europës. Me stadiumin e ri, nga biletat, Tirana mund të shkojë në shifra që më parë nuk ziheshin me gojë, gjithmonë duke luftuar për titullin. Për të mos folur për mundësitë e reklamave apo stadiumin e ri “Selman Stërmasi”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments