HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMuça: Isha i bindur se Vllaznia do t'i merrte pikë Teutës. Tek...

Muça: Isha i bindur se Vllaznia do t’i merrte pikë Teutës. Tek skuadra shkodrane punohet mirë

Rezultatet pozitive të Vllaznisë në javët e para të kampionatit nuk janë rastësi. Mënyra si ajo luan, mënyra si stafi teknik punon me skuadrën, po japin efektin e vet dhe kjo gjë po vlerësohet edhe nga specialistët e futbollit.

Njëri prej tyre, pikërisht Shkëlqim Muça, në analizën e tij në “Rubrika Sportive” në RTSH, ka vlerësuar lojën e kuqebluve dhe është ndalur gjatë edhe tek stafi teknik i cili analizon si duhet gabimet e ndeshjeve të mëparshme dhe i korigjon për vazhdimësinë.

“Isha i bindur për një barazim në ndeshjen Teuta- Vllaznia, pra që skuadra shkodrane nuk do të dilte pa gjë sepse duke parë ndeshjet e kaluara të saj, kam konstatuar një skuadër të vendosur mirë në fushë, e disiplinuar taktikisht. Skuadër që jep maksimumin dhe trajneri, stafi e të gjithë po punojnë mirë sepse është krijuar një frymë pozitive dhe optimizmi, prandaj thashë që isha i bindur se nuk do të dilte pa pikë nga Durrësi.

Deri në momentin e daljes së futbollistit të Vllaznisë me të kuqe, ndeshja ishte e barabartë sepse kishte raste nga të dy ekipet. E rëndësishme është që kjo skuadër është e formatuar në fushë, e disiplinuar taktikisht dhe lojtarët i dinë detyrat e veta dhe mendoj se difektet që kishte në ndeshjen me Tiranën, pati nganjëherë edhe aventura të daljes përpara së mbrojtësit të qendrës, krijimi i hapësirave për lojtarët e Tiranës dhe ndaj Teutës këto gabime nuk ndodhën, madje reparti më i mirë ishte ai i mbrojtjes.

Duket që trajneri dhe stafi kanë punuar në këtë drejtim dhe kanë nxjerrë mësimet e duhura nga ndeshja e kaluar. Aty duket që punohet sepse reflektohet në fushë dhe besoj se Vllaznia mund të bëjë mirë në këtë kampionat”- ka deklaruar Muça. /SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments