HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKërkohet fitorja ndaj Teutës, zbulohet premio te Vllaznia

Kërkohet fitorja ndaj Teutës, zbulohet premio te Vllaznia

Vllaznia do të ketë sot në dispozicion një premio prej 10 mijë eurosh në rast fitoreje ndaj Teutës. Drejtuesit i kanë komunikuar dje skuadrës shpërblimin dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse kuqeblutë do të marrin tri pikë.

Mësohet se të njëjtën premio sponsori Alban Xhaferi u premtoi lojtarëve edhe në transfertën ndaj Skënderbeut, por shkodranët barazuan 1-1.

Skuadra po kalon një krizë në këtë fazë të tretë dhe janë pikërisht rezultatet ato që flasin më mirë. Në gjashtë ndeshjet e fundit kuqeblutë kanë arritur të fitojnë vetëm kundër Apolonisë 1-0.

Ndërsa në takimet e tjera kanë humbur në Shkodër kundër Laçit dhe Tiranës, si dhe kanë barazuar me Kastriotin, Partizanin dhe Skënderbeun.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments