HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE‘Rrufe’ në qiell të hapur, sulmuesi titullar largohet nga Kukësi

‘Rrufe’ në qiell të hapur, sulmuesi titullar largohet nga Kukësi

“Rrufe” në qiell të hapur për Kukësin, sulmuesi Matheus Leiria është larguar ditën nga skuadra.

Sulmuesi I afruar gjatë merkatos së verës së verilindorëve ka vendosur të largohet në mes të sezonit duke “braktisur” ekipin.

Newsport.al mëson se lojtari nuk do të jetë më pjesë e Kukësit për pjesën e mbetur të sezonit. Leira ka qenë një titullar fiks në formacionin kukësian, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që kanë detyruar lojtarin të largohet nga ekipi.

Gjatë këtij sezoni, 26-vjeçari ka luajtur në 25 takime me Kukësin në kampionat dhe Kupë, ndërsa ka shënuar vetëm një gol e 4 asiste.

Tashmë pritet një deklaratë zyrtare nga ana e klubit lidhur me largimin e Leiras nga ekipi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments