“Fists of Fire” 2 u permbyll me sukses fundjaven qe shkoi ne Shkoder duke qene keshtu aktiviteti me i madh dhe me i bukuri i boksit i organizuar ndonjehere me pare ne vendin tone. Kjo per merite te organizimit te shkelqyer te organizatoreve te ketij aktiviteti, vellezerve Mondi e Gjovalin Ndou si dhe te Melser Abdylit.

Por perpos ndeshjeve te bukura ne ring, ky aktivitet mori nje rendesi me te madhe nisur nga prania ne Shkoder enkas per kete aktivitet edhe e dy ish- kampioneve te Botes, amerikanit Roy Jones Jr. dhe anglezit David Haye. Por nese per te parin çdo gje ishte planifikuar prej kohesh, vizita e te dytit ka qene vertete nje surprize e madhe.

Dhe meriten per kete e ka padyshim Gjovalin Ndou. Permes nje rrethi miqsh ne Londer, ai ka kontaktuar me ish-kampionin Haye duke i bere ftesen per te ardhur ne Shkoder dhe pergjigja e tij e menjeheshme ka qene “po”. Por ajo qe ka me shume rendesi eshte se David mesa duket ka mbetur i impresionuar nga vendi yne, mikepritja, por edhe niveli i boksiereve shqiptare.

Si rrjedhoje ka lene te hapur mundesine per te bashkepunuar ne te ardhmen me drejtuesit e “Fists of Fire” dhe ne projekt mund te jene shume aktivitete. Nje gje te tille e ka bere te ditur ekskluzivisht per gazeten “Shkodra Sport” Gjovalin Ndou kur eshte shprehur:

“Aktiviteti qe zhvilluam ne Shkoder ishte me i bukur nga sa e prisja. Madje mund te them se kam patur komente pozitive edhe nga nje kampion i madh si David Haye. Ai organizon vete shume evente, por u shpre se ishte i befasuar nga eventi i Shkodres. Nuk e kishte pritur te ishte organizuar ne ate menyre.

Davide e ka pare edhe ne Angli se shqiptaret jane shume tifoze dhe mbushin sallat sportive dhe kur pa se çfare beme ne Shkoder, ka shfaqur interes per te bashkepunuar me ne. U largua me pershtypjet me te mira nga vendi yne dhe mendoj se ne te ardhmen do te vije serish. Gjate atyre diteve qe ka qendruar ne Shkoder, ka publikuar shume foto e video dhe duke qene se ka nje numer shume te madh ndjekesisht ne rrjetet sociale, mendoj se i ka bere nje reklame shume te mire Shqiperise. Dhe perpos kesaj, duke bashkepunuar edhe per boks besoj se do te bejme gjera te mira, megjithate t’ia leme kohes”./www.shkodrasport.com/