Egnatia fitoi 1-0 dje ndaj Vllaznise ne te paren ndeshje gjysmefinale te Kupes se Shqiperise, fale golit te shenuar nga Fernando ne pjesen e pare. Per gazetarin e njohur Xhevdet Zekaj, njekohesisht edhe zedhenes i klubit rrogozhinas, skuadra e tyre eshte e pakenaqur me rezultatin e arritur sepse pretendonte nje fitore me te thelle.

“Vllaznia eshte nje skuader qe duhet respektuar gjithmone. Ajo te le te luash futboll dhe ka edhe nje kundersulm shume te forte. E kerkuam Vllaznine ne gjysmefinale sepse eshte luks te perballesh me nje skuader te tille. Me duhet te them se rezultati 1-0 qe u arrit ne ndeshjen e pare, eshte i kenaqshem per Vllaznine, por jo per ne.

Duhej te kishim fituar te pakten 2-0 qe te shkonim pastaj te sigurte ne Shkoder, ne nje stadium ku e sigurte eshte qe do te perballemi me 12 lojtare te sigurte. Sa i takon ndeshjes tjeter gjymesfinale, asaj ne mes Kukesit dhe Tiranes, nuk mund ta quaj surprize fitoren 2-0 te kukesianeve.

Ka nje trajner qe e motivon mire skuadren. Nga ana tjeter te mos harrojme se Tirana ka vetem 12 lojtare, nuk ka rezerva, nuk ka stol. Nuk kane energji, kane humbur edhe grupin, prandaj dhe e perseris qe nuk ishte nje rezultat i cili nuk pritej ky qe u arrit ne Kukes.

Kush shkon ne finale? Si zyrtar i Egnatias kuptohet qe mendimi im eshte se do te jete ajo qe do ta fitoje Kupen edhe kete sezon. Nese eliminohet Egnatia, le ta marri Vllaznia. Kushdo qe do ta fitonte, do te isha i kenaqur me te dyja keto skuadra”- eshte shprehur gazetari i njohur Xhevdet Zekaj./www.shkodrasport.com/