HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETitull dhe Europë, Superiorja luan… dy milionë euro

Titull dhe Europë, Superiorja luan… dy milionë euro

Ky sezon ka qenë me të vërtetë ndër më të bukurit, më të paparashikuarit dhe më të luftuarit në historinë e futbollit shqiptar.

Kur jemi vetëm tri javë nga fundi, janë ende shumë verdikte për t’u vendosur dhe një hap sadopak i vogël fals i ndonjë ekipi, mund t’i kushtojë sezonin.

Përveçse luhet për trofe, një vlerë të madhe ka dhe përfitimi ekonomik që presidentët e klubeve arkëtojnë pas përfundimit të sezonit.

Normalisht, lufta më e madhe bëhet për titullin kampion, pasi arkëtohen 100 milionë lekë nga FSHF-ja si dhe merr pjesë në Ligën e Kampionëve, ku merr direkt 1.2 milionë euro.

Teuta aktualisht ruan vendin e parë dhe në rast se shpallet kampione, arkëton 1.3 milionë euro.

Ndërsa, ekipet që renditen në vend të dytë dhe të tretë, si dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, do të marrin pjesë në Conference League, aty ku arkëtohen 250 mijë euro.

Për këto katër vende në Kupat e Europës, janë 6 ekipe që luftojnë: Teuta, Partizani, Laçi, Vllaznia, Tirana dhe Skënderbeu.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments