HomeFUTBOLLTirana rikthen sulmuesin anglez, vesh BARDHEBLU Michael Ngoo

Tirana rikthen sulmuesin anglez, vesh BARDHEBLU Michael Ngoo

Ishte folur prej kohësh dhe tashmë ndodhi. Michael Ngoo është futbollisti më i ri i Tiranës.

Sulmuesi britanik është rikthyer te skuadra bardheblu, ku la shenjë me formën dhe golat e tij.

Tirana rikthen kështu në “shtëpi” një prej sulmuesve më të mirë të huaj që kanë luajtur në Kategorinë Superiore.

Shtatlarti anglez ishte protagonist në sezonin 2019-2020, ku me kontributin e tij ndihmoi 25 herë kampionët e vendit të fitonin titullin e Superligës që mungonte prej kohësh.

Njoftimi i klubit:

Lojtari Michael Ngoo rikthehet në Shqipëri për t’ju bashkuar skuadrës bardheblu. Një nga sulmuesit më të dashur për tifozët dhe jo vetëm, do të jetë serish pjesë e kampionatit shqiptar. Shtatlarti ishte titullar i padiskutuar në sezonin 2019/2020 dhe me kontributin e tij të madh në skuadër i dhuroi klubit titullin kampion. Ngoo vjen sërish me synime të qarta dhe objektivin kryesor, fitimin e një titulli tjetër. Ai do t’i bashkohet skuadrës në Pogradec.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments