Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREJuventusi rinovon me Kielinin, por firma ka një të papritur

Juventusi rinovon me Kielinin, por firma ka një të papritur

Xhiorxhio Kielini do të vazhdojë të luajë me Juventusin. Telenovela ka marrë fund sot zyrtarisht, teksa klubi bardhezi ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratën e mbrojtësit i cili ishte kapiteni i Italisë në Euro 2020.

Kontrata e futbollistit kishte përfunduar në qershor dhe palët nuk ishin ulur në tavolinën e bisedimeve, duke hapur skenarë të ndryshëm e spekulime në media.

Por me sa duket gjithçka është shtyrë vetëm për të mos shqetësuar Kielinin gjatë pushimeve, pasi me përfundimin e tyre, mbrojtësi ka hedhur shpejt firmën në kontratë.

Ajo që pakkush priste ishte në fakt kohëzgjatja e kontratës. Për rinovimet e “veteranëve”, Juventusi ka përdorur zakonisht strategjinë e firmës për vetëm një sezon.

Por klubi bëri të ditur se Kielini ka rinovuar deri në qershorin e vitit 2023 me Juventusin, për dy sezonet e ardhshme.

Një mesazh i qartë për ata që dyshuan në vazhdimin e bashkëpunimit, por edhe i vetë mbrojtësit 36-vjeçar i cili me sa duket kërkon që të jetë protagonist edhe në Botërorin 2022 me fanellën e Italisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments