HomeFUTBOLLIku nga Turqia, Vllaznia i bën ofertë futbollistit 24-vjeçar

Iku nga Turqia, Vllaznia i bën ofertë futbollistit 24-vjeçar

As në huazim dhe as te Samsunspori! Esin Hakaj nuk do të vazhdojë karrierën në Turqi, pasi përfundimisht ka refuzuar kërkesat e klubit ku u stërvit prej një muaji.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se mbrojtësi i majtë ka prishur dje kontratën, pa luajtur asnjë ndeshje zyrtare me Samsunsporin. Hakaj u largua nga Partizani si lojtar i lirë dhe gjeti akordin me turqit, bashkë me sulmuesin Eraldo Çinari. Mirëpo, me ndryshimin e trajnerit, gjërat morën një tjetër rrjedhë.

24-vjeçari nuk preferohej si titullar dhe duke qenë se kishte shumë të huaj në ekip, klubi i ofroi huazimin në një tjetër ekip. Mirëpo, shkodrani përfundimisht i refuzoi këto opsione dhe kërkoi prishjen e marrëveshjes.

Gazeta zbulon se menjëherë Vllaznia i ka bërë një ofertë zyrtare lojtarit dhe gjasat janë që ai të rikthehet në Shkodër. Edhe Partizani është interesuar, por më shumë mundësi ka të vishet kuqeblu.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments