HomeKRYESOREReali “harron” Mbapen, hedh sytë nga Anglia për një mbrojtës

Reali “harron” Mbapen, hedh sytë nga Anglia për një mbrojtës

Real Madrid humbi dy lojtarët kryesorë në mbrojtje me Varanen që u largua drejt Mançester Junajtid dhe Serxho Ramos që u transferua në Paris.

Madrilenët kanë ngelur pa një qendërmbrojtës me eksperiencë dhe për momentin alternativat nuk mungojnë. Madrilenët kanë hedhur sytë nga mbrojtësi spanjoll i Sitit, Ajmerik Laport. Ky i fundit e njeh mjaft mirë kampionatin spanjoll pasi më parë ka qenë pjesë e Atletiko Bilbaos.

27-vjeçari është prej 5 vitesh pjesë e “qytetarëve” të Guardiolës, por Guardiola nuk e ka parë asnjëherë si zgjedhje të parë duke aktivizuar si titullar Xhon Stons dhe Ruben Dias. Problem mbetet vetëm çmimi i lojtarit pasi Siti i ka vendosur çmimin 70 milionë euro.

Arsyeja është se Siti kërkon të grumbullojë para për të bërë godijen e fundit në merkato, sulmuesin Herri Kejn. Nuk dihet nëse do të finalizohet kjo tratativë pasi dhe Reali është e përqendruar në afrimin e Mbape i cili do t’i kushtonte madrilenëve 150 milionë euro.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments