Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPol Pogba fenomenal, ylli francez vendos rekord historik në Premier Ligë

Pol Pogba fenomenal, ylli francez vendos rekord historik në Premier Ligë

Pol Pogba është duke kaluar një moment mjaft të mirë te Mançester Junajtid. Ylli francez, ndonëse nuk realizoi në përballjen ndaj Njukastëllit që përfundoi me rezultatin 4-1, ishte protagonist me dy asiste në 2 golat e fundit të realizuar nga Bruno Fernandez dhe Lingard.

Me 2 asistet e djeshme, Pogba shkoi në kuotën e 7 asistimeve në vetëm 4 javët e para të Premier Ligës, duke vendosur kështu një rekord historik.

Sipas ‘Optas’, ky është numri më i lartë që një lojtar ka asistuar pas katër javëve të para në një sezon të Premier Ligës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments