HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENdeshja ndaj Vllaznisë, Tirana stërvitje të përgjysmuar përpara duelit me shkodranët

Ndeshja ndaj Vllaznisë, Tirana stërvitje të përgjysmuar përpara duelit me shkodranët

Të mërkurën, Tirana nuk ka zhvilluar stërvitje me organikë të plotë. Shumica e rezervave nuk kanë zhvilluar stërvitje, sepse Beshiraj, Gjumsi, Zhivanaj, Kozi dhe disa lojtarë të tjerë kanë luajtur me 21-vjeçarët.

Madje, Beshiraj ka shënuar edhe gol në derbin me Partizanin për U-21. Në kushtet që Shehi nuk ka pasur grupin e plotë më shumë është marrë me anën taktike me pjesën e mbetur të grupit.

Me sa është marrë vesh, trajneri i Tiranës nuk do të ndryshojë shumë. I vetmi që nuk luan është Najdovski. Me shkodranët Tirana luan ditën e shtunë, por bardheblutë kanë disa probleme.

Së pari, do të mungojë Filip Najdovski. Mesfushori mori kartonin e kuq në takimin me Partizanin dhe do të qëndrojë jashtë me Vllazninë.

Për sa i përket formacionit, Tirana duhet të vendosë se me kë do të luajë. Në mungesë të Najdovskit, ekipi rreshtohet me Bekajn në portë. Mbrojtja do të jetë e përbërë me katër, ku Toshevski, Behiratçe, Hoxhallari dhe Ismajlgeci rreshtohen në vijë të drejtë.

Në mesfushë, Totre, Limaj dhe Toli, ndërsa në sulm kthehet treshja Seferi, Ngo e Xhixha. Kujdes duhet të ketë Ngoja, i cili ka tre kartonë dhe nëse merr një tjetër të verdhë rrezikon sfidën me Dinamon në kampionat.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments