Të mërkurën, Tirana nuk ka zhvilluar stërvitje me organikë të plotë. Shumica e rezervave nuk kanë zhvilluar stërvitje, sepse Beshiraj, Gjumsi, Zhivanaj, Kozi dhe disa lojtarë të tjerë kanë luajtur me 21-vjeçarët.

Madje, Beshiraj ka shënuar edhe gol në derbin me Partizanin për U-21. Në kushtet që Shehi nuk ka pasur grupin e plotë më shumë është marrë me anën taktike me pjesën e mbetur të grupit.

Me sa është marrë vesh, trajneri i Tiranës nuk do të ndryshojë shumë. I vetmi që nuk luan është Najdovski. Me shkodranët Tirana luan ditën e shtunë, por bardheblutë kanë disa probleme.

Së pari, do të mungojë Filip Najdovski. Mesfushori mori kartonin e kuq në takimin me Partizanin dhe do të qëndrojë jashtë me Vllazninë.

Për sa i përket formacionit, Tirana duhet të vendosë se me kë do të luajë. Në mungesë të Najdovskit, ekipi rreshtohet me Bekajn në portë. Mbrojtja do të jetë e përbërë me katër, ku Toshevski, Behiratçe, Hoxhallari dhe Ismajlgeci rreshtohen në vijë të drejtë.

Në mesfushë, Totre, Limaj dhe Toli, ndërsa në sulm kthehet treshja Seferi, Ngo e Xhixha. Kujdes duhet të ketë Ngoja, i cili ka tre kartonë dhe nëse merr një tjetër të verdhë rrezikon sfidën me Dinamon në kampionat.