Atletik Klub merr fitoren e pare ne kampionat. Madje me rezultat te thelle 6-2. Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne kompleksin “Zmijani”.
Perballe tij ka qene ekipi Tirana AS, por vajzat e drejtuara nga trajneri Ditmir Rakaj e kane dominuar ne te gjitha drejtimet dhe si rrjedhoje kane arritur te marrin kete fitore.
Ne pjesen e pare u fiksua rezultati 4-2 per vajzat shkodrane. Protagonistja kryesore e kesaj ndeshje per ekipin e Atletik ka qene sulmuesja Iris Armoku e cila ka shenuar plot 4 gola.
Nuk kane munguar te shenojne edhe futbollistet Krasniqi dhe Shpella. Ne kete menyre i gjithe takimi eshte mbyllur me rezultatin e thelle 6-2.
“Atletik” pas javes se trete te kampionatit eshte ngjitur ne kuoten e 4 pikeve dhe fitorja e sotme sigurisht qe do te jete nje nxitje per rezultate pozitive edhe ne javet e ardhshme./SHKODRA-SPORT.COM/