...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENë fillim kombëtarja, ja kur rikthehen ndeshjet e Kupës dhe Superiores

Në fillim kombëtarja, ja kur rikthehen ndeshjet e Kupës dhe Superiores

Kategoria Superiore do mbyllë sot javën e tetë me sfidën e Rrogozhinës, aty ku në 13:45 Egnatia pret Vllazinë.

Pas këtij dueli, skuadrat e elitës do marrin disa ditë pushim për shkak se luan Kombëtarja. Data 17 nëntor do rikthejë sërish skuadrat shqiptare në fushë, me ndeshjet e kthimit në Kupën e Shqipërisë.

Java e nëntë e Superligës do rikthehet në fundjavën mes 20 dhe 21 nëntorit. Sfida interesante për këtë raund, me kryesuesit e Tiranës që luajnë në transfertë me Kukësin. Pritet që sfida të zhvillohet në “Zeqir Ymerin” e ri, me verilindorët që pas tre vitesh kthehen në shtëpi dhe inaugurojnë stadiumin.

Në sfidat e tjera, Teuta luan me Skënderbeun, Partizani me Laçin, Vllaznia pret Kastriotin dhe Dinamo me Egnatian.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.