Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGolat bëhen çështje te Vllaznia, prapavija nuk arrin të mbajë rrjetën të...

Golat bëhen çështje te Vllaznia, prapavija nuk arrin të mbajë rrjetën të paprekur

Vllaznia, pavarësisht se ndodhet në vendin e 5-të në tabelën e renditjes, është skuadra e parë së bashku me Dinamon për golat e pësuar. Ajo ka pësuar 13 gola në 8 javë, gjë që ka sjellë ndoshta edhe ato probleme që skuadra po kalon tani. Me përjashtim të përballjes ndaj Skënderbeut, e mbyllur me shifrat 0-0, skuadra shkodrane nuk ka mbyllur asnjë sfidë tjetër pa pësuar gol.

Kjo është pikërisht pika më e dobët e kësaj skuadre. Një sezon më parë kuqeblutë kanë pësuar vetëm 20 gola, një gjë që i dha të drejtën që të renditej e dyta në kampionat dhe ta humbiste vetëm prej golaverazhit atë.

Ndërsa një rezultat për rekord ishte ai i golave të shënuar një sezon më parë në Kupë e po aq ishte edhe ai i golave të pësuar, ku Vllaznia në Kupë nuk pësoi asnjë gol.

Ndërsa këtë sezon edhe në përballjet e Kupës, pavarësisht se përballë ka pasur ekipe inferiore, sërish nuk ka arritur që të mbajë portën të paprekur. Pësimi i golave te Vllaznia tani është kthyer në çështje./panorama-sport.com/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments