Giorgio Chiellini, mbrojtësi i Juventusit, ka folur për një çështje delikate në futbollin italian.
Racizmi do një zgjidhje dhe kapiteni i bardhezinjve thekson se duhen rregulla dhe ligje, që të zbatohen, si dhe zbulon që e ka telefonuar Koulibaly të Napolit pas ofendimeve që mori në Firence në duelin ndaj Fiorentinës.
“Thuram thotë se edhe lojtarët e bardhë duhet të dëgjohen për racizmin? Sigurisht, ai ka të drejtë. Kam qenë shok skuadre me Thuram dhe e di se si mendon ai. Së fundmi e kam marrë në telefon Koulibaly dhe i thashë se sa i turpëruar ndihem që jam italian dhe toskan për atë që ndodhi në Firence. Duhen gjeste konkrete dhe jam i bindur për këtë.
Gjithashtu është e rëndësishme të jemi pranë shokëve të skuadrës dhe të ekipeve kundërshtare në raste të tillë. Më kujtohet një herë në Sardenjë, kur shoku im i skuadrës, Matuidi, e humbi kontrollin nga vërshëllimet. Është e vështirë.
Besoj se kemi nevojë për rregulla dhe ligje, që të zbatohen më pas. Ne duhet të bëjmë pjesën tonë, por gjithmonë është një pakicë e vogël që nuk sillet si duhet.
Nëse institucionet nuk bëjnë një ndryshim, do të jetë gjithmonë shumë e vështirë. Kemi nevojë për gjeste të forta dhe unë jam gati, sikurse shumë prej nesh”, ka thënë Chiellini për DAZN.
 
		 
			![Screenshot 2021-11-15 at 21-21-04 Racizmi, Chiellini Telefonova Koulibaly dhe i thashë që më vjen turp që jam italian - Abc[...]](https://www.shkodrasport.com/wp-content/uploads/2021/11/Screenshot-2021-11-15-at-21-21-04-Racizmi-Chiellini-Telefonova-Koulibaly-dhe-i-thashe-qe-me-vjen-turp-qe-jam-italian-Abc...-1068x562.png)

