HomeKRYESOREVllaznia nuk ia del, mundet 0-3 nga Tirana në 'Qazim Dervishi'

Vllaznia nuk ia del, mundet 0-3 nga Tirana në ‘Qazim Dervishi’

Ishin pergatitur shume per kete ndeshje por gjerat nuk kane shkuar ashtu si duhet dhe Vllaznia ne volejboll per femra eshte mundur brenda ne Shkoder me rezultatin 3-0 nga Tirana.

Nje humbje kjo qe kalon ekipin shkodran tashme ne vendin e trete te renditjes, nderkohe qe ne te dytin eshte ngjitur ai bardheblu pas kesaj fitoreje ne “Qazim Dervishi”.

Ne pranine e nje numri te konsiderueshem tifozesh, Vllaznia nuk ia ka dale ta fitoje kete ndeshje, ndonese iu ofrua shume prane. Seti i pare ka patur shume rivalitet dhe vetem ne fund ka qene Tirana qe e ka fituar ate 27-25.

I dyti ka rivalitet deri pak para fundit, pr me pas jane serish vajzat bardheblu qe fitojne 25-21 dhe kjo padyshim qe u dha qetesine atyre ne setin e trete qe po ashtu e fitojne 25-22 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 3-0.

Duhet thene se nje kontribut shume te madh ne fitoren e kesaj ndeshje per ekipin e Tiranes kane dhene dy volejbollistet shkodrane qe jane pjese e tij, pikerisht Antoneta Molla dhe Leda Preçetaj./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments