Tirana është skuadra e parë edhe në renditjen nëse skuadrat nuk do të kishin të huaj dhe golat do të shënoheshin nga shqiptarët. Kukësi nga ana tjetër është ekipi i “mercenarëve” të huaj që me golat e tyre mund të ishte në vendin e parë të renditjes.
Në klasifikimin special të golave shqiptarë dhe të huaj, situata është e ndryshme, me të mëdhatë që bazohen te “Made in Albania”, ndërsa periferia te të huajt.
“MADE IN ALBANIA” – Në klasifikimin me gola shqiptarë, renditja aktuale e Superiores nuk do të ndryshonte fare në krye. Tirana do të ishte e para, por me 20 pikë. Në vendin e dytë, Partizani me 19 dhe Teuta me 15. Kukësi do të ishte i pesti me 13 pikë. Në vendin e fundit të renditjes, Egnatia me 5 pikë që me shqiptarët do të kishte marrë rrugën e rënies.
“MERCENARËT” – Renditja me golat që shënohen nga të huajt do të përmbysej e gjitha. Në vendin e parë do të mbretëronte Kukësi me 23 pikë dhe Vllaznia e Egnatia me 19. Shihet qartë ndryshimi i tri skuadrave të para që të huajt i kanë oksigjen. Tirana do të ishte e katërta me 16 pikë, ndërsa Teuta e Partizani me shtatë pikë do të binin nga kategoria, sepse ata e bazojnë sulmin vetëm te shqiptarët.
STATISTIKAT – Në Superiore janë 277 lojtarë, nga të cilët, 101 janë të huaj ose 36.5% e totalit. Çdo lojtar kushton mesatarisht 150 mijë euro, ndërsa mosha mesatare e Superiores është 24.7 vjeç. Vlera totale e Superiores është 41.5 milionë euro, ndërsa më i shtrenjti mes lojtarëve është Visar Bekaj. Kujtojmë që Tirana është një nga skuadrat më të reja të kampionati