Një krenari dhe kënaqësi e madhe vjen për lojtarin e Faenza Calcio, Erald Kraja. I lindur në vitin 2004, sulmuesi ka marrë një ftesë nga grupmosha U-16 e Shqipërisë.

Kjo e ka befasuar lojtarin i cili do të përfaqësoje origjinën e tij. “Nuk e prisja këtë thirrje. Është surprizë shumë e këndshme dhe do jap gjithçka për të mos zhgënjyer shokët e mi dhe mbi të gjitha kombin. Sigurisht që është ëndërr e arritur dhe paguan angazhimin tim”.

Ndërkohë drejtoresha e sektorit të të rinjëve në këtë skuadër, Nicola Calvina, ka reaguar menjëherë pas mbërritjes së ftesës: “Është kënaqësi për klubin tonë. Është sinjal që ne po bëjmë mirë.

Fakti që Federata Shqiptare e Futbollit po vazhdon që të na ndjeki është krenari për ne dhe tregues se jemi në rrugën e duhur për të rritur talentet”, ka thënë Calvina.

Kraja e ka vitin e pare tek Faenza Calcio sepse me pare ka luajtur per Brisighella por me ekipin e tij te ri po shfaq siç duhet vlerat e tij dhe kjo ka bere qe tashme te ftohet edhe nga Shqiperia.