Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESulmuesi shkodran shënon sërish në kampionatin malazez

Sulmuesi shkodran shënon sërish në kampionatin malazez

Tjeter gol me peshe per sulmuesin shkodran Ndue Mujeci. Ai ka shenuar edhe sot per skuadren e tij Jezero duke kontribuar ne fitoren e saj ne shifrat 2-1 ndaj ekipit te Zetes ne ndeshjen e vlefshme per kampionatin e futbollit te Malit te Zi.

Ka qene minuta e 40-te kur Jezero ka fituar te drejten e nje 11-metershi dhe ate e ka marre persiper per ta ekzekutuar Mujeci i cili eshte lojtari i ngarkuar nga stafi per gjuajtjen e tyre.

28 vjeçari ka qene shume i sakte ne ekzekutimin e tij dhe topi ka perfunduar ne trekendesh duke kaluar ne avantazh ekipin e Jezeros. Me pas kjo skuader ka shenuar edhe nje gol te dyte, para se Zeta te shenonte nje gol ne shtese por qe nuk ka mjaftuar per asgje.

Goli i shenuar sot nga Mujeci ka qene i treti per te ne kete kampionat, por ne fakt ai nuk i ka luajtur te gjitha ndeshjet per shkak te nje demtimi, megjithate premton te shenoje shume te tjere ne vazhdim./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments