Merkato e janarit është ende larg, por patjetër që vëmendja e skuadrave shqiptare do jetë edhe për përforcimet e dimrit në këtë periudhë. Gjithë ekipet do kërkojnë që të përforcohen dhe përjashtim nuk bën as Vllaznia. Ku shkodranët do kërkojnë të përmirësojnë diçka në fazën sulmuese.

“Shkodra Sport” mëson se një emër që mund të dalë në skenë për kuqeblutë është Erald Çinari. Sulmuesi shkodran që aktivizohet në Turqi me Samsunspor, tashmë ndodhet në qytetin e tij të lindjes. Kjo edhe nga vetë një fotografi e postuar nga ai në rrjetin social Facebook. Çinari nuk është aktivizuar aspak në pjesën e parë të sezonit dhe me shumë mundësi nuk do kthehet në Turqi.

Ai do jetë me të vërtetë një objektiv intrigues për skuadrat e Superiores. Ku edhe Vllaznia ishte ndër ata ekipe që në merkaton e janarit të kaluar kërkoi shërbimet e mëngjërashit. Për Çinarin do ishte një kthim në Shkodër pas 4 vitesh e gjysmë, ku në këtë periudhë luajti 3 sezone me Partizanin, ku u shpall edhe kampion, por edhe 1 sezon e gjysëm me skuadrën turke të Samsunspor.

Ende nuk ka ndonjë lëvizje konkrete nga ana e lojtarit apo klubeve të interesuara ndaj tij. Por patjetër që ai do ishte një opsion shumë i vlefshëm për skuadrën e Vllaznisë përsa i përket repartit sulmues. Ku ekipi ka vuajtur me shënimin e golave deri në këtë pjesë të sezonit aktual të Superiores./SHKODRA-SPORT.COM/