HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia me 'shëndet të plotë' para Kukësit, kuqeblutë gati për një mbyllje...

Vllaznia me ‘shëndet të plotë’ para Kukësit, kuqeblutë gati për një mbyllje ideale

Vllaznia do mbyllë këtë vit të aktivitetit futbollistik me ndeshjen e fundit kundër Kukësit. Një përballje direkte kjo për vendet e para të renditjes ku si shkodranët ashtu edhe kuksianët janë në ndjekje të Tiranës. Gjithashtu të dy skuadrat gëzojnë një formë të mirë në këtë periudhë.

Ndeshja kundër Kukësit i gjen kuqeblutë para “përgjegjësisë”. Kjo për ndalesën që patën në barazimin 0-0 kundër Dinamos në ndeshjen e javës së 14-të, por edhe faktin se luhet në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi”. Një ndeshje ku patjetër nuk do mungojë as mbështetja e tifozerisë shkodrane.

Përpara kësaj ndeshjeje në kampin shkodran gjithçka duket e qetë. Edhe për faktin se si rrallë herë në këtë edicion, e gjithë skuadra është e gatshme për trajnerin Brdariç. Ekipi nuk vuan nga dëmtimet apo pezullimet. Ky një fakt që”ngroh” të gjithë duke parë edhe vështirësinë që paraqet përballja me Kukësin.

E gjithë organika e ekipit do jetë në dispozicionin e trajnerit gjerman dhe stafit të tij. Patjetër opsionet për të zgjedhur 11-tshen titullare shtohen dhe gjithashtu rivaliteti mes futbollistëve në stërvitje për të qenë pjesë e formacionit.

Ndeshja kundër Kukësit që është një nga rivalët e këtij sezoni ka rëndësi të madhe dhe tek Vllaznia duan që përballë tifozëve të tyre të bëjnë një mbyllje sa më ideale gë vitit.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments