Faqja e njohur “transfermarkt” ka bërë përditësimin e vlerave të lojtarëve për muajin dhjetor, përfshi këtu edhe ato të “Abissnet Superiore”, prej të cilave edhe të lojtarëve të Vllaznisë.

Sipas kësaj faqe, dy lojtarët me vlerën më të madhe aktualisht tek kuqeblutë janë mesfushori Ardit Krymi dhe mbrojtësi Esin Hakaj që vlerësohen 350 mijë euro secili. Në “podium” si i treti më i shtrenjtë është Mevlan Adili ndërsa në vend të katërt është kapiteni Erdenis Gurishta.

Pas tij më pas vijnë me rradhë, Latifi, Da Silva, Jonuzi, Mustedanagiç, Djurdjevic, Aralica, e me rradhë. Nga sa shikohet, në krahasim me muajin dhjetor, ka rënë vlera e Adilit, Gurishtës, A.Hoxhajt, Bulatoviç e Zogoviç.

Ndërkohë nisur nga performanca, është rritur vlera e lojtarëve të tjerë si Latifi, Aralica, Çoba (që tashmë vlerësohet 175 mijë euro), Kaina, Shimaj, Paloka e Smajli.

Pavarësisht se lojtarët e sulmit të Vllaznisë vlerësohen shumë për vlerat dhe karrierën e tyre, më të rëndësishmit dhe më të vlerësuarit e faqes së njohur “transfermarkt” janë lojtarët e repartit të mbrojtjes dhe mesfushës./SHKODRA-SPORT.COM/

Ja vlera e sevilit prej lojtarëve të Vllaznisë:

1. Ardit Krymi 350 mijë euro

2. Esin Hakaj 350 mijë euro

3. Mevlan Adili 325 mijë euro

4. Erdenis Gurishta 300 mijë euro

5. Liridon Latifi 275 mijë euro

6. Victor Da Silva 275 mijë euro

7. Fjoart Jonuzi 250 mijë euro

8. Zinedin Mustedanagic 250 mijë euro

9. Fahrudin Djurdjevic 250 mijë euro

10.Ante Aralica 250 mijë euro

11.Ardit Hoxhaj 250 mijë euro

12.Fallou Diagne 200 mijë euro

13.Albin Sadrijaj 200 mijë euro

14.Elvedin Heriç 200 mijë euro

15.Arsid Kruja 200 mijë euro

16.Mehdi Çoba 175 mijë euro

17.Darko Bulatoviç 150 mijë euro

18.Bojan Zogoviç 159 mijë euro

19.Arlind Kalaja 150 mijë euro

20.Abdurrahman Fangaj 150 mijë euro

21.Kaina 75 mijë euro

22.Uheid Hoxha 75 mijë euro

23.Egzon Shimaj 75 mijë euro

24.Kristi Qarri 25 mijë euro

24.Eraldo Dede 25 mijë euro

25.Klejdi Paloka 25 mijë euro

26.Geralb Smajli 25 mijë euro