Diten e djeshme eshte zhvilluar mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, ku kane marre pjese te gjitha shoqatat anetare te saj dhe njekohesisht edhe perfaqesues te Federates Shqiptare te Futbollit, teksa ne fillim ka qene anetari i KE te saj Bardh Jera qe ka pershendetur punimet e kesaj Asambleje.

Me pas ka qene kryetari Lazer Matija qe ka bere nje bilanc te gjithe punes se bere nga kjo Shoqate gjate vitit te shkuar. Sipas tij, “gjatë vitit të kaluar janë organizuar 810 ndeshje futbolli, nga te cilat 657 ndeshje kampionati dhe 153 ndeshje kupe nga Shoqata Rajonale Shkodër , në të cilat janë aktivizuar mbi 1099 futbollistë, femra dhe meshkuj, të të gjitha moshave, gjithashtu janë aktivizuar 355 sportiste, femra dhe meshkuj, ne ligen profesioniste, me një total prej 1454 fëmije.

Gjate 3 viteve te ardhshme, Shoqata Rajonale e Futbollit Shkoder, ne bashkëpunim me të gjitha Shoqatat anëtare, me mbështetjen e FSHF-se, do t’i kërkojmë edhe pushtetit vendor vëmendje me te madhe për futbollin amator dhe te na krijojnë mundësinë për gjetjen e terreneve te përshtatshme, për ndërtimin e fushave ose te një kompleksi rajonal qe ti vejmë ne shërbim te shoqatës tone”- ka thene nder te tjera kryetari Matija ne fjalen e tij.

Me pas eshte vijuar me miratimin e rendit te dites, jane votuar tre anëtarë për të verifikuar procesverbalet e me pas edhe emërimi i vëzhguesve për numërimin e votave të kësaj Asambleje.

Rendi i dites ka vijuar me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme paraardhëse të datës 08.02.2022 e me pas edhe me miratimin e pasqyrave financiare te vitit 2022 dhe miratimin e buxhetit për vitin 2023.

Nje tjeter pike e rendit te dites te kesaj Asambleje ka qene edhe zgjedhja e delegatëve që do të na përfaqësojnë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF dhe pas votimit jane miratuar emrat e Lazer Matija, Brikeno Bizit dhe Alfred Pjetrit.

Pika e fundit e kesaj Asambleje ka qene shqyrtimi i kerkesave te disa shoqatave per t’u bere anetare në SHRFSH. Ketu behet fjale per shoqatat Shkodra 2006, The Door, Don Bosko, Vllaznia Femra dhe Basania. Anetaret e Asamblese kane aprovuar unanimisht anetaresimin e ketyre 5 shoqatave qe tashme do te jene anetare me te drejta te plota te Shoqates Rajonale te Futbollit Shkoder./SHKODRA-SPORT.COM/