Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESkuadra shqiptare përgatit dy goditje 'big' në merkaton e janarit: Synon Jamir...

Skuadra shqiptare përgatit dy goditje ‘big’ në merkaton e janarit: Synon Jamir Hyka dhe Alijin

Jahmir Hyka është momentalisht pa skuadër. Sulmuesi u largua nga Guiz FC, skuadra kineze gjatë merkatos së verës dhe tani është në kërkim të një ekipi të ri pasi ka bërë “pushime” në pjesën e parë të sezonit.

Mediat në Maqedoni bëjnë me dije se menaxherët e Hykës I kanë ofruar shërbimet e lojtarit Shkëndijës së Tetovës. Skuadra shqiptare që luan në kampionatin maqedonas largoi pak ditë më parë Armend Halimin dhe Hyka shihet si pasuesi ideal i tij të paktën deri në fund të sezonit.

Tashmë ngelet për t’u parë në ditët në vijim nëse Shkëndija do të pranojë këtë propozim pasi palët kanë nisur negociatat. Ajo ka disa vende bosh ne skuader sepse ditet e fundit nga rradhet e saj jane larguar disa lojtare.

Gjithashtu, Shkëndija kërkon të firmosë edhe me Naser Alijin, ish mbrojtësin e majtë të Kombëtares shqiptare që për momentin është pa skuadër./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments